Sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik, vazhdon të jetë një nga objektivat e Juventusit në merkato. Madje sipas raportimit të “Il Corriere dello Sport”, drejtori sportiv i bardhezinjve, Fabio Paratici, do të zhvillojë një takim me agjentin e polakut javën e ardhshme.
Kujtojmë që kontrata e 26-vjeçarit përfundon në qershor, por ai është i lirë për të nënshkruar një parakontratë me çdo klub që nga data 1 janar. Agjenti i lojtarit, Fabrizio De Vecchi, konfirmoi ditën e djeshme se napoletanët nuk kanë pranuar oferta nga Atletico Madrid dhe Marseille e si pasojë klienti i tij mund të largohet me parametra zero në merkaton e verës.
Klubi italian kërkon 15-18 milionë euro nga shitja e Milik, por ndryshe nga klubet e tjera Juventusi do të presë deri në verë për të arritur tek ai. Paratici do të diskutojë me agjentin e tij për kushtet e kontratës, ku me kryesorja do të jetë paga e tij. Gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijm se çfarë do të ndodhë. /abcnews.al