Milik dhe një lojtar kuqezi i kombëtares, Roma tenton goditjen e dyfishtë

schedule12:38 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 12:38 - 27 Dhjetor, 2020

Elseid Hysaj dhe Arkadiusz Milik ndodhen në vitin e fundit të kontratës me Napolin dhe rinovim nuk pritet të ketë. Roma i pëlqen të dy lojtarët dhe shpreson t’i marrë me parametra zero verën e ardhshme sipas Corriere dello Sport.

Bomberi polak ka prishur çdo raport me drejtuesit e klubit jugor, teksa shpreson të largohet në merkaton e janarit. Milik dëshiron me çdo kusht grumbullimin me kombëtaren në Euro 2021 dhe ka nevojë për minuta.

 

Milik dhe Hysaj

Roma e sheh si pasuesin e Edin Dzeko, i cili feston 35-vjetorin e lindjes në mars dhe po “plaket”. Verdhekuqtë nuk e kanë humbur interesimin as për Elseid Hysajn, shkodranin e kombëtares kuqezi. Agjenti i 26-vjeçarit ka marrëdhënie shumë të mira me klubin kryeqytetas, që shihet si etapa e radhës në karrierën e Hysajt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!