Miliarderi rus del kundër presidentit Vladimir Putin.
Një nga njerëzit më të pasur të Rusisë tha se lufta në Ukrainë duhet të ndalet sa më shpejt të jetë e mundur pasi është një “tragjedi” për të dyja palët.
Lexoni KËTU të gjitha zhvillimet nga lufta në Ukrainë
Mikhail Fridman, i lindur në Ukrainë, thotë se nuk mund të komentojë më drejtpërdrejt, pasi mendon se kjo do të rezultonte në një rrezik, jo vetëm për të personalisht, por edhe për kolegët dhe stafin e tij.
Lexo edhe: SHBA vendosi sanksione, Nord Stream 2 drejt falimentimit, pritet t’i drejtohet gjykatës
Ai tha se ndalim i përgjithshëm për rusët që të bëjnë biznes në botë është i padrejtë, shkruan BBC.
Fridman është aksionari më i madh në kompaninë me bazë në Amsterdam, e cila operon rrjete në Ukrainë, Rusi, Algjeri, Kazakistan dhe Pakistan./abcnews.al/