Miliarderi i njohur heq dorë nga pasuria për një kauzë të veçantë

schedule14:01 - 15 Shtator, 2022

schedule 14:01 - 15 Shtator, 2022

Themeluesi i Patagonia, Yvon Chouinard, i cili e ktheu pasionin e tij për ngjitjen nëpër shkëmbinj në një nga markat më të suksesshme të veshjeve sportive në botë, do të japë të gjithë kompaninë  për të shpëtuar planetin.

Vendimi i tij shënon një shembull të ri në udhëheqjen e korporatave mjedisore. “Për momentin, Toka është aksioneri ynë i vetëm,” njoftoi kompania. “Të gjitha fitimet do të shkojnë për misionin tonë për të shpëtuar planetin tonë.”

Chouinard, 83 vjeç, punoi me gruan dhe dy fëmijët e tij, si dhe ekipe avokatësh të kompanisë për të krijuar një strukturë që do të lejojë Patagonia-n të vazhdojë të funksionojë si një kompani fitimprurëse, të ardhurat e të cilës do të shkojnë për mjedisin.

Familja e Chouinard dhuroi 2% të të gjithë aksioneve dhe të gjithë autoritetin vendimmarrës për një trust (grupim i madh i intereseva të biznesit), i cili do të mbikëqyrë misionin dhe vlerat e kompanisë.

Çdo vit, paratë që Patagonia fiton pas riinvestimit në biznes do t’i shpërndahen organizatës jofitimprurëse për të ndihmuar në krizën mjedisore. Chouinard dhe Patagonia kanë qenë prej kohësh themelues në aktivizmin mjedisor dhe përfitimet e punonjësve.

Patagonia ishte një nga kompanitë më të hershme që u bë b-Corp, një certifikim sipas të cilit një biznes po përmbush standarde të larta të performancës, llogaridhënies dhe transparencës, përfitimet e punonjësve etj.

Së fundmi, ajo ndryshoi misionin e saj duke deklaruar: “Ne jemi në biznes për të shpëtuar planetin tonë.” Patagonia ka ndërmarrë një sërë nismash mjedisore të natyrave të ndryshme, përfshirë edhe shpalljen e lumit Vjosa si Park Kombëtar.

Ekspertë kanë thënë se familja Chouinard është në krye përsa i përket bamirësisë dhe filantropisë. “Kjo familje është më e jashtzakonshme kur mendon se shumica e miliarderëve japin vetëm një pjesë të vogël të vlerës së tyre neto çdo vit.

Në vitet ’80, kompania filloi të dhuronte 1% të shitjeve të saj për grupet mjedisore, një program i zyrtarizuar në 2001 si “1% për skemën e planetit”.  Programi ka rezultuar në 140 milion dollarë donacione për ruajtjen dhe restaurimin e mjedisit natyror, sipas kompanisë.

Familja Chouinard është në krye të dhënies së bamirësisë dhe  filantropisë.

“Kjo familje është më e jashtzakonshme kur mendon se shumica e miliarderëve japin vetëm një pjesë të vogël të vlerës së tyre neto çdo vit”, tha për gazetën David Callahan, themeluesi i faqes së internetit Inside Philanthropy.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!