Lajmi se një miliarder, ish-CEO i një kompanie kazinoje dhe gruaja e tij kanë gjetur një mënyrë për të anashkaluar radhën për të marrë vaksinën e koronavirusit është cilësuar si skandal në Kanada.
Rod Baker, ish CEO i Gaming Corp dhe gruaja e tij Ekaterina, punësuan një avion privat dhe udhëtuan për në Yukon në veri të Kanadasë, në afërsi të kufirit me Alaskën, për të bërë vaksinën.
Të dy thanë se po punonin në një motel për të hutuar autoritetet dhe për të bërë vaksinën. Territori Yukon, “shtëpia e popujve autoktonë”, ka një normë më të shpejtë të vaksinimit sesa pjesa tjetër e Kanadasë.
Autoritetet kuptuan komplotin e çiftit kur ata kërkuan të fluturonin direkt në aeroport pas vaksinimit. Dokumentet e gjykatës tregojnë se çifti akuzohet për shkelje të rregulla, ndërsa autoritetet lokale shprehën dënimin e tyre.
Në të njëjtën kohë, Baker dhe gruaja e tij akuzohen se nuk kanë bërë karantinën 14-ditore dhe u gjobitën me 1,150 dollarë. g.v/abcnews.al