Biznesmeni miliarder Richard Branson është dëmtuar rëndë teksa po udhëtonte me biçikletë, siç ka treguar në një postim në Instagram. Ai ishte me një shok të tij kur ra në një gropë, gjë që çoi në plagosjen e tij. Sipas asaj që ka bërë të ditur biznesmeni, fatmirësisht nga aksidenti nuk ka thyer asnjë pjesë të trupit.
“Pata një rënie shumë të keqe teksa po pedaloja me biçikletë në Virgin Gorda pak kohë më parë! Godita një shkëmbdhe u përplasa fort, duke rezultuar në një mavijosje tjetër në ijë dhe një prerje të keqe në bërryl, por çuditërisht nuk theva asgjë. Ne hipëm me Alex Wilson, i cili u përplas pas meje, por për fat edhe ai është mirë. E konsideroj veten shumë me fat dhe mirënjohës që jam aktiv dhe i shëndetshëm. Në fund të fundit, guximtarët mund të mos jetojnë përgjithmonë, por ata që janë shumë të kujdesshëm harrojnë të jetojnë”, ka shkruar ai në postimin e tij./abcnews.al