Miley Cyrus: Gratë janë më seksi se burrat, lidhja me to ka më shumë kuptim

schedule12:29 - 19 Janar, 2021

schedule 12:29 - 19 Janar, 2021

Miley Cyrus ka pranuar prej kohësh se është biseksuale dhe së fundmi ka folur në lidhje me orientimin e saj seksual. Këngëtarja e hitit “Wrecking Ball” u shpreh për “SiriusXM” se ndjen një lidhje më të madhe emocionale me femrat sesa meshkujt dhe se e ka më të lehtë për të gjetur ‘rolin’ e duhur brenda një marrëdhënieje të të njëjtit seks.

“Vajzat janë shumë më seksi. Ne e dimë këtë gjë. Të gjithë mund të biem dakord se që nga kohët antike organet gjenitale të meshkujve mund të bënin skulptura të mrekullueshme. Për më tepër, unë nuk jam aq e interesuar. Mua më pëlqejnë si vepra arti.”, thotë Miley.

A video appears to show a fan trying to kiss Miley Cyrus - Insider

“Roli që unë kam pasur në marrëdhënie me një femër kishte më shumë kuptim, sepse nuk ekzistonte kjo gjëja e çuditshme që unë paguaj për gjithçka dhe çfarëdo gjëje tjetër. Nëse unë do të jem me një vajzë, jam plotësisht gati të jem me një vajzë që është po aq e suksesshme, ose më e suksesshme se unë. Kjo është cool”, ka thënë këngëtarja.

Kujtojmë që Këngëtarja nisi një romancë dashurie me Kaitlynn Carter në verën e vitit 2019, vetëm pak kohë pasi i dha fund martesës me Liam Hemsworth. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!