Drejtuesit e Milanit janë të fokusuar te merkato, ndërsa në kampin e Interit po presin me padurim fitimin e titullit kampion. Fikayo Tomori erdhi në huazim nga Chelsea në merkaton e janarit dhe deri tani ka zhvilluar paraqitje pozitive me Milanin.
Anglezi ia ka dalë të fitojë një fanellë titullari në prapavijën e ekipit të Piolit dhe i ka bindur të gjithë me cilësitë e tij. Dyshja Maldini-Massara kanë zhvilluar një takim ditën e djeshme me lojtarin, për të cilin do të paguhen rreth 28 milion euro te “Blutë e Londrës”.
Matteo Darmian është një tjetër lojtar që zbarkoi në Milano këtë sezon, por në pjesën zikaltër të qytetit të modës. Anësori italian ka qëlluar një goditje e zgjuar e Interit, ekip me të cilin ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 3 asiste deri tani.
31-vjeçari ka bërë një krahasim mes Antonio Contes dhe Jose Mourinhos. Më të parin po shkëlqen e po fiton titullin e Serie A, ndërsa me “Special One” punoi gjatë aventurës te Manchester United në Premier League.
“Conte ka ide shumë të mira. Në aspektin taktik është një hap përpara krahasuar me Jose Mourinhon apo Louis Van Gaal. Mou është i fiksuar pas fitores, që mbetet e vetmja dashuri që njeh“, theksoi Darmian për GDS. /abcnews.al