Franck Kessie është një prej atyre që Barcelona ka marrë nga Milani. Mesfushori thuhet se ka nënshkruar me katalanasit dhe pritet zyrtarizimi.
Klubi i LaLiga ndërkohë po punon për të transferuar një tjetër lojtar të kuqezinjve me parametra zero. Ai është mbrojtësi Alessio Romagnoli, sikurse raporton gazeta AS.
Raportet e Laporta me Raiola janë të mirë dhe besohet se do të gjendet një marrëveshje, edhe pse Lazio po tenton ta transferojë mbrojtësin italian. / abcnews.al