Milani prezanton fanellën që do të mbajë skuadra kundër Bolognas   

schedule12:15 - 1 Prill, 2022

schedule 12:15 - 1 Prill, 2022

Milani ka zbuluar fanellën e katërt të skuadrës, e cila do të vishet nga lojtarët në ndeshjen zyrtare ndaj Bolognas.

Kuqezinjtë dhe Puma janë bashkuar me markën italiane të veshjeve të rrugës NEMEN për të krijuar një fanellë që do të vishet vetëm në një ndeshje.

Kjo fanellë e katërt nga Milani do të vishen në ndeshjen kundër Bolognas në San Siro, ndërsa skuadra e femrave do të veshë të njëjtën fanellë kundër Empolit në fundjavë.

Gjigantët e Serie A kanë hedhur fanellën e tyre të re në rrjetet sociale me një video ku shfaqen yjet e ekipeve të meshkujve dhe femrave.

“Milani krenohet që është një klub futbolli i aftë për të kombinuar me sukses një histori prestigjioze me një natyrë vërtet inovative. E jona është një markë që shkon përtej fushës së futbollit dhe mund të jetë e besueshme edhe në fusha të tjera.  Ky bashkëpunim fantastik me partnerin tonë PUMA dhe NEMEN na jep mundësinë të bashkojmë traditën dhe inovacionin dhe të sjellim natyrën tonë më elegante dhe bashkëkohore në fushën e futbollit”, ka thënë Casper Stylsvig, shefi i të ardhurave të Milanit.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!