Milani ishte thuajse i sigurtë për nënshkrimin me Renato Sanches, mesfushori që ka shkëlqyer me Lille.
Por ardhja e Luis Campos te PSG, ndryshoi tërësisht situatën, pasi ky i fundit ka mundur t’i ndryshojë mendjen portugezit dhe ta bëjë të nënshkruajë për ekipin parisien.
Marrëveshja është arrtur tanimë, me Lille që e ka të pamundur ta mbajë lojtarin në skuadër, pasi rrezikon që ta humbasë me parametra zero sezonin e ardhshëm.
PSG do të paguajë 30 milion euro për nënshkrimin e tij dhe lojtari do të nënshkruajë një kontratë për 4 sezone, deri në vitin 2026./abcnews.al