Milani ka njoftuar se Zlatan Ibrahimovic do të largohet nga klubi në fund të sezonit.
“Nesër, pas përfundimit të ndeshjes së fundit të Serisë A kundër Veronës, Milani do t’i thotë lamtumirë Zlatan Ibrahimovic në San Siro.
Do të ketë një ceremoni të shkurtër në të cilën do të marrin pjesë fansat. Milani synon të falënderojë Zlatanin për vitet e mrekullueshme të kaluara së bashku”, kanë thënë kuqezinjtë në një deklaratë për shtyp.
Zlatan luajti për Milanin nga 2010 deri në 2012. Në vitin 2020, ai u rikthye në skuadër dhe fitoi kampionatin italian. Në ecurinë e parë fitoi edhe Scudetton dhe fitoi Superkupën e Italisë.
Më herët u raportua se Ibrahimovic nuk do të pensionohet. Monza është interesuar për shërbimet e 41-vjeçarit suedez.
Zlatan për shkak të problemeve shëndetësore ka luajtur vetëm 4 ndeshje për Milanin këtë sezon dhe ka shënuar 1 gol. /G.D abcnews.al/