Stefano Pioli mbërriti në pankinën e AC Milan në tetor 2019 për të vendosur rrugën e një skuadre larguese dhe 2 vjet më vonë klubi po lufton për Scudetton. Drejtuesit e klubit janë shumë të kënaqur me punën e kryer nga italiani dhe tashmë kanë nisur punën për të zgjatur qëndrimin e tij në kryeqytetin lombard.
Tani për tani kontrata aktuale e Piolit skadon verën e ardhshme dhe burime pranë TDF konfirmojnë se klubi i ka dërguar atij një propozim për ta zgjatur atë për 3 sezone të tjera.
Pioli do të kishte dhënë tashmë po-në për të vulosur vazhdimësinë e tij dhe mund ta shpallte së shpejti. r.t/abcnews.al