Milani kërkon një mesfushor qendre dhe Kone i Toulouse është drejt transferimit në Bundesliga, pasi kuqezinjtë nuk duan të bëhen pjesë e ankandeve për futbollistë të ndryshme.
Italianët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e të riut dhe tani kanë piketuar një tjetër francez, i cili luan në Serie A dhe madje me rivalët e kësaj fundjave në kampionat.
Bëhet fjalë Soualiho Meite, mesfushorin 26-vjeçar që është pjesë e Torinos dhe kërkohet nga Hellas Verona. Milani është në bisedime të avancuara për transferimin e tij në huazim me të drejtë blerje në verë. /abcnews.al