Ish-drejtori i përgjithshëm i Milanit, Adriano Galliani, ka deklaruar dhe një herë dashurinë e tij për ngjyrat kuqezi edhe pse ai tashmë ka një rol te ri tek ekili i Monzës. Galliani qëndroi te Milani nga viti 1986 deri në 2017, gjatë periudhës së Berlusconit. Gjatë kësaj kohe Milani arriti të fitojë 5 herë Championsin, 8 herë kampionatin si dhe shumë trofe të tjerë.
“Sa herë që Monza nuk ka ndeshje, unë jam gjithmonë prezent në ndeshjet e Milanit. Ngjyrat kuqezi do të jenë gjithmonë në zemrën time. Pasioni im për to nuk do të ndryshojë kurrë për to. Më vjen mirë që Ibra u rikthye pasi ai është një kampion i vërtetë si në fushë dhe jashtë saj. Ende i ruaj kontaktet me të. Në derbi nuk do të jem i pranishëm, pasi më kanë ftuar në Siena për të ndjekur ndeshjen Siena-Monza,” tregon 75-vjeçari.
“Gjërat po shkojnë mirë te Monza. Objektivi mbetet rikthimi në Seria A. Unë besoj se në jetë duhet të jesh i qartë për gjërat që kërkon, pasi vetëm ashtu mund ti arrish ato. Unë dhe presidenti Berlusconi jemi shumë të qartë, të sjellim Monzën në Seria A në korrik të vitit 2021,” mbyll Adriano Galliani. /abcnews.al