Milani fiton ndaj Dudelange

schedule22:27 - 29 Nëntor, 2018

schedule 22:27 - 29 Nëntor, 2018

Skuadra e Milanit fitoi me shifrat e thella 5-2 në ndeshjen ndaj Dudelange e vlefshme për grupin F në Europa League. Kuqezinjve u mjafton një pikë në ndeshjen e radhës për të kaluar grupin.

Skuadra e Milanit arriti një fitore të thellë 5-2 ndaj Dudelange në sfidën e vlefshme për grupin F në Europa League. Kuqezinjtë u ndihmuan nga dy autogola në fitoren e thellë të arritur në “San Siro”. Ishte Cutrone ai që hapi festivalin e golave në minutën e 21-të duke përfituar edhe nga një pakujdesi e portierit kundërshtar.

Nuk zgjati shumë avantazhi i kuqezinjve pasi pak minuta më pas Stolz vendosi baraspeshën. Pjesa e parë e takimit u mbyll ne barazim 1-1. Fraksioni i dytë i lojës nisi në malore për italianët pasi miqtë kaluan në avantazh me Turpel duke surprizuar vendasit.

Kuqezinjve e gjejnë shpejt golin e barazimit në të 66 minutë pas një autogoli të mbrojtësit Stelvio. Për golin e avantazhit mendoi turku Calhanoglu me një goditje potente nga jashtë zone. Më pas kuqezinjtë shënuan edhe dy herë të tjera, duke i vendosur kapakun sfidës. Milani hedh një hap të sigurt drejt kualifikimit në fazën me eliminim direkt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!