Milani ka menduar të huazojë sulmuesin Lorenzo Colombo, i cili me afrimin e Mario Mandzukic do të kishte edhe më pak hapësira me kuqezinjtë në pjesën e dytë të sezonit. Ditën e sotme ka ardhur edhe komunikata e Milanit.
“Sulmuesi bashkohet me Cremonese në formë huazimi. AC Milan dhe US Cremonese kanë arritur marrëveshjen për ta huazuar sulmuesin Lorenzo Colombo. Klubi dëshiron ta falënderojë Lorenzon dhe i uron atij më të mirat për pjesën tjetër të sezonit sportiv”, njofton klubi i Milanit.
Colombo në Serie A këtë sezon luajti vetëm katër ndeshje, një herë si titullar. Golin e vetëm sulmuesi e realizoi në Europa League, kundër norvegjezëve të Bodo-Glimt. /abcnews.al