ITALI– Igli Tare është drejtori i ri sportiv i Milanit. Klubi i madh italian vendosi në favor të shqiptarit pas shumë muajsh kërkimi dhe analizash, ndërsa zyrtarizmi pritet të bëhet shpejt.
E përditshmja kryesore sportive në Itali, “La Gazeta delo Sport” informon se drejtuesit e Milanit kanë vendosur që Tare të jetë në krye të procesit të rindërtimit të skuadrës pas dështimit të plotë këtë sezon.
Ish-kapiteni I kombëtares shqiptare, që luajti disa vjet në Serinë A, u zgjodh për shkak të përvojës së madhe që pati si drejtor sportiv tek Lacio, ku punoi për 17 vjet, pasi mbylli karrierën si futbollist.
Natyrisht, shqiptari pati konkurrencë për këtë post, ndonëse ishte e vetmja kandidaturë me përvojë të madhe në kampionatin italian.
Padyshim, kjo detyrë tek Milani është kulmi I karrierës së tij drejtuese, është një vlerësim I madh, por gjithashtu edhe përgjegjësi./abcnews.al