Milan-Zaniolo shumë pranë marrëveshjes, Maldini dëshiron ta mbyllë të hënën

schedule08:03 - 26 Janar, 2023

schedule 08:03 - 26 Janar, 2023

Nicolo Zaniolo po afrohet gjithnjë e më shumë te Milani. Humbja e kampionëve në fuqi ndaj Lazios nuk e ngadalësoi inercinë e marrëveshjes që në kushte të caktuara do të realizohet. Maldini dhe Zlatan Ibrahimovic patën një diskutim mbi mundësinë e menaxhimit të aspektit të karakterit të Zaniolos, një nga dyshimet më të mëdha të drejtuesve të kuqezinjve, dhe rezultati pozitiv bëri që Milan të përshpejtojë.

Zaniolo dëshiron të largohet nga Roma, klubi verdhekuq duhet të fitojë para dhe aktualisht nuk ka konkurrencë. Sipas gazetarit Daniele Longo, Milan do të paguajë një huazim 1-2 milionë euro menjëherë, por me detyrimin për ta blerë për 23 milionë euro.

Pak ditë pas mbylljes së merkatos së dimrit, Zaniolo është pak më afër Milanit. Miratimi për operacionin do të kishte ardhur nga diskutimi i Maldinit dhe Ibrahimovic, ku suedezi ka dal garant për menaxhimin e karakterit të sulmuesit italian. Synimi i Milanit është ta mbyllë këtë marrëveshe deri të hënën më 30 janar./ h.ll/abcnews.al