Milani ka mposhtur Romën në sfidën e xhiros së 20-të në Serie A me rezultatin 3-1.
Përveç triumfit, ajo që bëri lajm ishte edhe prezenca e Zlatan Ibrahimovic, këshilltar i administratës së Milanit, me shoqëri interesante e ka ndjekur ndeshjen nga tribuna. Ai shoqërohej nga luftëtari legjendar MMA nga Dagestani, Khabib Nurmagomedov, i cili njihet si tifoz i kuqezinjve.
Khabib erdhi për të përkrahur nga afër Milanin, pasi edhe ish-sulmuesi legjendar suedez, Zlatan Ibrahimovic shpesh herë ka shkuar për t’i ndjekur nga afër ndeshjet e Nurmagomedovit./h.ll/abcnews.al