Milan thyen rekord në Itali, mbushen arkat e klubit pas fitores ndaj Tottenham

schedule14:24 - 15 Shkurt, 2023

schedule 14:24 - 15 Shkurt, 2023

Milani mposhti Tottenhamin me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e parë të 1/16 të Champions League e cila u luajt në Itali, në stadiumin San Siro.

Golin vendimtar për kuqezinjtë e realizoi Brahim Diaz pas shtatë minutave lojë. Por, përtej rezultatit, Milani mori përfitime të mëdha financiare nga numri i madh i tifozëve në “San Siro”.

Në fakt, në arkat e Milanit janë derdhur plotë 9,133,842 euro, që përfaqëson një shifër që nuk është arritur kurrë në Itali nga asnjë klub.

74.320 tifozë ishin të pranishëm në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Champions League mes Milanit dhe Tottenhamit./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!