Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, vazhdon të jetë në qëndër të merkatos. Pas interesimit nga ana e Manchester City dhe Barcelona, tashmë në garë për shërbimet e sllovakut janë futur dhe Real Madrid dhe Manchester United.
Sipas raportimit të “Daily Mirror”, “Djajtë e Kuq” e shikojnë Skriniar si objektivin e tyre kyresor, pasi Koulibaly i Napolit me shumë mundësi do të transfeeohet tek PSG-ja. 25-vjeçari është në kontratë me klubin zikaltër deri në qershor 2023 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 60 milionë euro.
Interi i pagoi Sampdorias në vitin 2017 plot 34 milionë euro dhe falë performancës së shkëlqyer të qëndërmbrojtësit kartoni i tij është rritur. Megjithatë klubet e interesuara nuk priten të paguajnë më shumë se 40 milionë euro. /abcnews.al