Milan rrezikon të dështojë sërish, Leeds mund t’i rrëmbejë objektivin e merkatos

schedule16:30 - 6 Korrik, 2022

schedule 16:30 - 6 Korrik, 2022

Milan rrezikon të dështojë sërish në këtë merkato, pasi një tjetër skuadër është vënë pas objektivit të kuqezinjve.

Pas Steven Botman që Milan dështoi, pasi Newcastle siguroi shërbimet e tij, tashmë të njëjtën rrugë mund të ketë edhe De Ketelaere, i cili gjithashtu mund të kalojë në Premier League.

Leeds United ka menduar për shërbimet e lojtarit të Bruges. Klubi i cili është në pronësi të italianit Radrizzani, do të ishte i gatshëm të paguante 35 milionë euro plus 5 milionë bonuse sipas asaj që raporton “Het Laatste Nieuws”.

Kuqezinjtë aktualisht i kanë ofruar 20 milionë euro plus bonuse, një shifër që nuk kënaq drejtuesit belg të cilët kërkojnë të përfitojnë nga shitja e talentit të tyre dhe kërkojnë jo më pak se 30 milionë euro.

Pavarësisht përfshirjes së Leeds, raportohet se talenti do të preferonte të zbarkonte në Itali, pasi telefonata me Stefano Piolin ishte shumë pozitive.

Tani i takon Maldinit dhe Massara, me mirëkuptimin e Elliott dhe pronarit të ri, të formulojnë ofertën e duhur për të rrëmbyer mesfushorin e ri të talentuar nga Bruges dhe … Leeds. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!