Simon Kjaer ka rinovuar me Milanin.
Mbrojtësi danez i cili fitoi zemrat e të gjithë tifozëve mbarë botën me gjestin e tij brënda fushës në ndeshjen e vlefshme për EURO 2020, ku shkoi i pari për të dhënë ndihmën e parë tek Eriksen pas arrestit kardiak që pësoi ky i fundit, ka rënë në akord për rinovimin e kontratës.
Ai do të vazhdojë rrugëtimin e tij me fanellën “kuq e zi” pas 66 prezencash dhe një gol të shënuar.
Kontrata e tij u rinovua deri në vitin 2024 dhe gjithashtu është shprehur duke thënë:
“ Jam shumë krenar për rinovimin, ëndrra ime është të ngrej një kupë me ekipin e Milanit,dhe për këtë gjë do të bëj maksimumin. FORZA MILAN !!”/H.LL/abcnews.al