Stefano Pioli pëlqehet shumë nga drejtuesit e Milanit të cilët i kanë ofruar edhe rinovimin e kontratës gjë e cila pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme.
Pas fitores së parë në Champions League kundër Atletico Madrid, për teknikun e kuq e zinjve vjen edhe shpërblimi.
Puna e bërë nga Pioli është vlerësuar maksimalisht edhe nga drejtuesit të cilët janë të kënaqur se Milan është kthyer në majat e futbollit italian, teksa bashkëkryeson më Napolin në Seria A.
Ditën e sotme mund të bëhet edhe takimi i fundit mes palëve për të vendosur edhe detajet e vogla të kontratës, ndërsa zyrtarizimi mund të vijë ditën e nesërme me Piolin që kështu vazhdon projektin e tij më Milanin edhe për disa sezone tjera. /f.a/abcnews.al