Milan, Pioli: Humbja në derbi dhe eliminimi nga Europa League na dëmtoi, e vuajtëm shumë

schedule15:09 - 12 Maj, 2024

schedule 15:09 - 12 Maj, 2024

Milani është rikthyer te fitoret në kampionat, pasi ka mposhtur Cagliarin me rezultaint e thellë 5-1.

Kuqezinjve u rikthyen te fitoret pas katër ndeshjeve, teksa Stefano Pioli ka thënë se e kanë vuajtur shumë eliminimin nga Europa League, por edhe derbin e humbur.

“Për fat të keq nuk ishim të zotët të kishim një vazhdimësi në rezultate që të konkurronim Inter, por ju garantoj se kjo skuadër është e fortë.

Për ne ishte shumë e rëndësishme që të ktheheshim te fitorja, e vuajtëm shumë eliminimin nga Europa League, por edhe humbjen në derbi. I falenderoj djemtë sepse zhvilluan një ndeshje me shumë vendosmëri dhe sakrificë”, tha Pioli.

Më pas, trajneri italian u ndal për të folur edhe për të ardhmen e tij e cila duket se do të jetë larg Milanit.

“Nuk jam ndjerë vetëm në këto javë, kam një marrëdhënie shumë të mirë me drejtuesit. Nuk kam folur ende me ta sa i takon të ardhmes, mendoj se do të ulemi të bisedojmë para se të përfundojë kampionati apo në momentin e parë pasi të mbarojnë ndeshjet”.

“Shpresoj që ambientit milanist t’i rikthehet sërish entuziazmi i duhur për të kaluar momentet e vështira dhe për të shkuar drejt objektivave të rinj”, u shpreh Pioli./ h.ll/abcnews.al