Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Milan, përmbysje për kreun/ Kritika për Asllanin: Më i talentuari i mesfushës, por e tregoi pak

schedule10:38 - 9 Dhjetor, 2025

schedule 10:38 - 9 Dhjetor, 2025

Humbja e javës së parë është harruar. Milan vërtet u eliminua në mesjavë nga Kupa e Italisë, mundur 1-0 nga Lacio në Romë, por kur vjen puna tek Seria A, është në një marshim të vërtetë.

Ka 9 fitore e 4 barazime në 13 ndeshje radhazi, por sidomos suksesi në Torino ishte i veçantë. E ndodhur në humbje 0-2 pas vetëm 17 minutave lojë, arriti të përmbyste dhe të dilte në krye të kampionatit.

Vlashiç me penallti dhe Zapata realizuan për Torinon vendase, dhe pasi Rabio shënoi një gol të madh, duhej të hynte në fushë Kristian Pulishiç që të merreshin tri pikët.

Amerikani barazoi një minutë pas aktivizimit, dhe dha rrjetën e fitores. “Mjekimi Pulishiç”, titullon “La Gazeta delo Sport”, që komenton se fillimisht Torino arratiset, por amerikani hyn në fushë dhe shpëton Milanin: Dy ditë më parë isha I vdekur!

“Il Korriere delo Sport” bën lojë fjalësh me titullin: Është gjithçka Maks, për paraqitjen e Pulishiçit, por edhe për meritë të Alegrit, që e ka emrin Masimiliano!

Nga shqiptarët, në fushë ishte vetëm Kristian Asllani, ndërsa Ardian Ismajli ishte i dëmtuar. Mesfushori kuqezi mori kritika dhe notë të ulët, 5.5, qoftë nga “Eurosport”, apo nga “Skaj Sport”, ndërsa theksohet se ai është më I talentuari I mesfushës së Torinos, por ndaj Milanit u duk pak në aksionet kryesore!

Trajneri Alegri, që këtë herë ishte I pezulluar, mund të jetë i kënaqur. Milani i tij ka mundur në “San Siro” të gjithë rivalët si Napolin, Interin, Romën e Lacion, ndërsa ka barazuar në fushën e Juventusit dhe Atalantës.

Skuadra nga Lombardia është në vendin e parë në Serinë A, me 31 pikë në 14 javë, po aq sa Napoli kampion, por me vetëm një gol më mirë në golaverazh, ndërsa Interi i ndjek me 30 pikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!