Milan pas Berardit, për kampionët e Italisë mund të jetë goditja e përkryer e sulmit

schedule16:15 - 4 Qershor, 2022

schedule 16:15 - 4 Qershor, 2022

Domenico Berardi, anësori i djathtë i kombëtares italiane dhe Sassuolos, i cili pas kaq vitesh në “neroverde” mund të largohet nga Sassuolo. Ai është piketuar nga ekipi i Milanit dhe cilësohet si ideali i repartit të sulmit.

Sipas “Il Corriere dello Sport”, ai është ndoshta profili ideal për Piolin dhe sulmin kuqezi dhe tani që është në kulmin e karrierës së tij, ai mund të jetë në momentin e duhur për të bërë hapin e madh duke u transferuar te Milani./ h.ll/abcnews.al