Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Milan pa trajner ndaj Napolit, infektohet edhe ndihmësi i Piolit

schedule10:37 - 17 Nëntor, 2020

schedule 10:37 - 17 Nëntor, 2020

Milani do të shkojë të luajë ndaj Napolit pa asnjërin nga dy trajnerët kryesorë të ekipit. Klubi kuqezi njoftoi pak ditë më parë se trajneri i parë, Stefano Pioli është infektuar dhe ndodhet në shtëpinë e tij në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Së fundmi klubi tregon se edhe ndihmëstrajneri Giacomo Murelli ka dalë pozitiv për Covid-19 dhe nuk do të jetë e mundur të zëvendësojë Piolin në stolin kuqezi. Mësohet se ai ndodhet i izoluar në shtëpi dhe nuk ka shfaqur simptoma të rënda të virusit.

 

Në këtë pikë mbetet për tu parë se cili do të jetë trajneri, që do përgatisë ndeshjen e pas pesë ditëve ndaj Napolit. Një situatë mjaft e pazakontë në Milano, nga e cila presim zhvillimet e radhës në lidhje me trajnerin, që do zëvendësojë dyshen e lartpërmendur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!