Ditët e fundit është konfirmuar se Christian Pulisic dëshiron transferimin te Milan dhe ka refuzuar çdo ofertë tjetër.
Chelsea kërkon 25 milionë euro për shërbimet e lojtarit amerikan, shifër të cilën ua ofroi Lyon në Francë, por Pulisic e refuzoi menjëherë një transferim të mundshëm në Ligue 1.
Sipas “Tuttomercatoweb”, oferta e parë e Milanit ishte 15 milionë euro dhe ditën e sotme e kanë çuar në 20 milionë. Në klubin kuqezi ka optimizëm se marrëveshja do të arrihet shumë shpejt./h.ll/abcnews.al