Marco Asensio është një nga lotjarë që do të përfundojë kontratën me Real Madrid më 30 qershor. Futbollisti vazhdon pa rinovuar kontratën e tij me “Los Blancos” dhe kjo do të thotë se është në merkato dhe ka disa klube që janë të interesuara për lojtarin spanjoll.
Një nga ato skuadra është edhe Milani. Fakti që ai mund t’i bashkohet skuadrës italiane falas e bën atë një lojtar shumë tërheqë për skuadrën italiane që po bën përpjekje për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Shtypi italian sqaron se Jorge Mendes, përfaqësuesi i Marco Asensio, do të takohet me drejtuesit e Milanit në javët në vijim. Tema kryesore e këtij takimi do të jetë e ardhmja e Leaos, por theksojnë se në tavolinë do të jetë edhe emri i Marco Asensio./ h.ll/abcnews.al