Milan nuk fiton edhe në Europa League

schedule14:25 - 3 Nëntor, 2017

schedule 14:25 - 3 Nëntor, 2017

Milan nuk di të fitojë edhe në kupat e Europës. Skuadra e Montella barazoi pa gola me AEK në Athinë. Një rezultat i ngjashëm me atë të sfidës së parë të luajtuar para 2 javësh në “San Siro”. Një ndeshje pa shumë emocione. Milan ruajti kreun, por nuk arriti të marrë një fitore që mund të ndihmonte edhe në kampionat. Tjetër paraqitje për Lazio që siguroi kalimin në fazën tjetër të Europa League. Skuadra e Strakoshës fitoi me rezultatin 1 – 0 me Nice. Goli u shënua në çastet e fundit. Duhet të persë për kualifikimin Atalanta e Berishës, që barazoi 1 – 1 me Apollon në Limasol. Në Gimaraesh më shumë se humbja 1 – 0 e Marseille spikati reagimi Evra goditi një nga tifozët francezë, pasi e ofendoi. Një reagim që kujtoi Cantona më shumë se 20 vite më parë. Arsenal është një nga ekipet që arritën kualifikimin para kohe duke barazuar pa gola me Crvena Zvezda. Në turin tjetër kaluan edhe Steaua Bucuresti dhe Zenit.