Milan do të ndryshojë fytyrë në rolin e qendërsulmuesit për sezonin e ardhshëm.
Mes profileve të preferuar është tashmë edhe Roberto Firmino. Sulmuesi brazilian do të mbyllë aventurën e tij me Liverpoolin në fund të këtij sezoni, pasi kontrata e tij skadon dhe klubi anglez njoftoi ditën e djeshme se Firmino nuk do të rinovojë kontratën dhe do të largohet me parametra zero.
Sipas “Corriere dello Sport”, Milanit i është propozuar Firmino përmes ndërmjetësve. Në këtë listë bën pjesë dhe Alvaro Morata, spanjolli i cili dikur ka luajtur në Itali dhe aktualisht aktivizohet te Atletico Madrid./h.ll/abcnews.al