Milan kërkon qendërmbrojtës pas dëmtimit të Kjaer, tifozët i sugjerojnë Kumbullën

schedule13:56 - 4 Dhjetor, 2021

schedule 13:56 - 4 Dhjetor, 2021

Simon Kjaer e ka mbyllur sezonin për shkak të dëmtimit që mori pak javë më parë me skuadrën e Milanit.

Kuq e zinjtë do tentojnë që në merkaton e janarit të transferojnë një qendër mbrojtës për të zëvendësuar Kjaer të dëmtuar.

Nëpër media kanë dalë emra të cilët shikohen si një opsion për skuadrën e Milanit, dhe mes këtyre emrave i pari në listë sipas “Calciomercato.it” gjendet lojtari shqiptar i Romës, Marash Kumbulla.

Shumë lexues të kësaj media kanë sugjeruar mbrojtësin e kombëtares shqiptare si zëvendësuesin ideal të Kjaer, duke u bërë kështu edhe lojtari më i votuar për një lëvizje të tillë.

Sigurisht kjo është thjeshtë një dëshire e tifozëve, por vendimi final nëse do ketë një transferim të Kumbullës tek kuq e zinjtë e Stefano Piolit pritet të shikohet gjatë merkatos dimërore.  /f.a/abcnews.al