Milan do të udhëtojë në stadiumin “Mapei Stadium” për t’u përballur me Sassuolën në takimin që do të vendosë nëse kuqezinjtë do të fitojnë titullin kampion apo jo.
Kërkesat e tifozëve për të qenë në stadium sigurisht është shumë e lartë, por shpesh herë nuk kanë mjaftuar biletat që tifozët të jenë të pranishëm, pasi në ndeshjet e fundit ndaj Lazios dhe Veronas ka pasur shumë fansa që nuk kanë mundur të hyjnë në stadium, pasi nuk kishte më bileta për ta.
Duke parë dëshirën e lartë të tifozëve për të qenë në shkallët e stadiumit në ditën kur mund të festohet edhe titulli , skuadra e Milan ka një mesazh për të gjithë, teksa iu kërkon që të mos udhëtojnë drejt “Mapei Stadium” nëse nuk janë të pajisur me bileta.
“Siç ka ndodhur në transfertat e fundit kundër Lazios dhe Veronas, do të jenë të shumtë tifozët kuqezi që do të mbushin stadiumin në Reggio Emilia dhe për këtë arsyem AC Milan dëshiron që ti kujtojë tifozëve që nuk kanë blerë biletë që të mos udhëtojnë dhe të mos paraqiten në stadium pa biletë”, shkruhet në njoftimin e klubit kuqezi.
Come richiesto della Questura di Reggio Emilia, vogliamo ricordare ai tifosi sprovvisti di biglietto per #SassuoloMilan di non mettersi in viaggio e di non presentarsi al Mapei Stadium senza titolo d’accesso ⚠️
— AC Milan (@acmilan) May 17, 2022
/f.a/abcnews.al