Milan i druhet interesit të madh për mesfushorin, përgatit kontratën e re

schedule13:56 - 22 Mars, 2021

schedule 13:56 - 22 Mars, 2021

Në sfidën e djeshme kundër Fiorentinës, Milanit iu rikthye në fushë Ismael Bennacer. Mesfushori kishte disa muaj jashtë fushave për shkak dëmtimi dhe menjëherë pas futjes së tij në lojë u dallua diferenca tek kuqezinjtë.

“Djalli” arriti të përmbyste sfidën dhe algjeriani ishte absolutisht protagonist. Klubi milanez e di shumë mirë potencialin e tij dhe kurrsesi nuk dëshiron ta humbasë lojtarin. Kujtojmë që 23-vjeçari është nën kontratë deri në vitin 2024, por klauzola e lirimit të tij është 40 milionë euro.

 

Pikërisht këtë gjë kërkon të blindojnë drejtuesit Milanit dhe sipas raportimit të “Calcio Mercato”, ata do t’i ofrojnë një kontratë të re lojtarit. Mësohet se Bennacerit do t’i ofrohen kushte më të mira dhe në këtë mënyra ata do të shmangnin ndonjë ofertë të mundshme gjatë merkatos së verës për yllin e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!