Milan gjen sulmues në Brazil, gati oferta për 20-vjeçarin

schedule10:20 - 31 Tetor, 2021

schedule 10:20 - 31 Tetor, 2021

Milan po kërkon vazhdimisht një sulmues për repartin e sulmit. Dëmtimet e njëpasnjëshme të Zlatan Ibrahimoviç dhe Oliver Giroud kanë mërzitur drejtuesit e kuq e zinjve, dhe për të mos rrezikuar më shumë sepse kampionati është i gjatë, ata kanë hedhur sytë në Brazil.

Gjatë merkatës së janarit Milan pritet të transferojë sulmuesin brazilian, Yuri Alberto, i cili në vendlindjen e tij konsiderohet “Alexandro Pato i ri”.

Talenti brazilian është vetëm 20 vjeç. Aktivizohet me skuadrën e Internacional, ku në 48 ndeshje ka arritur të shënojë edhe 18 gola dhe ka dhënë 4 asistime.

Sipas “Tuttosport”, Rossonerët janë gati të shpenzojnë 10 milion euro për brazilianin, por ka një problem se skuadra e Internacionalit kërkon për yllin e saj 20 milion euro. /f.a/abcnews.al