Milan gati planin për stadiumin e ri, kuqezinjtë blejnë tokë në San Donato

schedule17:08 - 9 Shkurt, 2024

schedule 17:08 - 9 Shkurt, 2024

Milani, përmes ‘SportCityLife’, ka blerë zyrtarisht tokën e destinuar për stadiumin e tyre të ri në zonën San Donato të qytetit.

Një raport nga ‘Calciomercato.com’ detajon se si kompania lokale ‘SportCityLife’, e blerë nga Milani në korrik të vitit të kaluar, shpenzoi një shumë më pak se 40 milionë euro për tokën në zonën e San Francescos të qytetit, në komunën San Donato, ku Milani synon të ndërtojnë stadiumin e tyre të ri dhe objektet e ndryshme të lidhura me to, si dyqane dhe hotele.

Drejtori i RedBird, Gerry Cardinale vuri në dispozicion 40 milionë euro për të mbuluar kostot fillestare të projektit, i cili përfshin të drejtat e tokës si dhe aspekte të tjera burokratike si planifikimi urban.

Në janar, këshilli bashkiak i San Donatos miratoi planet e paraqitura nga Milani, të cilat dhanë dritën jeshile për një stadium 70,000 vendesh, një hotel, restorante, dyqane dhe një muze.

Plani është që stadiumi të hapet deri në vitin 2028, pra të jetë gati për sezonin 2028/29.

Nevojiten ende punë të mëtejshme burokratike, duke përfshirë konsultimet me banorët vendas dhe diskutimet me këshillin e San Donatos në lidhje me infrastrukturën, përpara se puna ndërtimore të fillojë përfundimisht./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!