“Zikaltërit” e Inter pësuan një disfatë të madhe mbrëmjen e së dielës që sapo lamë pas, teksa u mund në “Giuseppe Meazza”, ndër derbin e madh të Milanos nga “kushërinjtë” e Milan.
Të shumtë kanë qenë ata që kanë komentuar këtë sfidë, ku ndër ta ishte edhe ish-“ylli” i Inter dhe Italisë, Marco Matterazzi, i cili si një ish-“zikaltër” e ka pranuar me kokë lart humbjen në derbi, si dhe ka lavdëruar jo pak kundërshtarin e më tej ish-mbrojtësi është shprehur se në fund kampion do ta fitojë Inter sepse është skuadra më e fortë në Itali.
“Milan e meritoi fitoren në derbi. Është e drejtë që të tallen pak me Inter dhe me mua. Kjo është pjesë e lojës së futbollit. ‘Kuqezinjtë’ ishin një ekip fantastik. Unë e thashë përpara që kur skuadra është favorite mund të humbasë.
Nuk mendoj që Inter ka luajtur me 60%. Ka shumë faktorë që në këtë moment të sezonit mund të jenë vendimtarë. Një prej tyre është aspekti fizik.
Evropiani ka hequr shumë energji nga lojtarët e Inter dhe shumë lojtarë kanë qenë aty. Sapo Inter të gjejë formën do të jetë sërish ekipi pretendent. Për mendimin tim janë skuadra më e fortë. Komplimente për skuadrat që për momentin janë shumë mirë me formën dhe po bëjnë gjithçka për të mundur ‘Zikaltërit’ dhe për t’i rrëmbyer titullin, por në fund mendoj se të gjithë do t’i bëjnë llogaritë me ne”,- u shpreh ish-“ylli” i mbrojtjes. /i.m /abcnews.al