Prej kohësh Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë ndjekur dhe kanë tentuar të sjellin verën e kaluar, në Milano, sulmuesin e Eintracht Frankfurt, francezin Randal Kolo-Muani.
Sulmuesi i Frankfurt mahniti tifozët me paraqitjet e tij, me kombëtaren e “gjelave”, në “Katar 2022” dhe tanimë shumë klube të rëndësishmë janë vënë pas tij.
Sipas mediave gjerman, Bayern Munich, një ekip i cili është shumë i vëmendshëm ndaj talenteve më ta mira të Bundesligës gjermane, është gati të paraqesë një ofertë për ta sjellë 24-vjeçarin, në Bavari. /i.m /abcnews.al