Drejtuesit e Milanit vazhdojnë të studiojnë mundësitë e përforcimit të skuadrës me lojtarët e Chelsea.
Sipas The Athletic, kuqezinjtë janë pajtuar me sulmuesin e bluve amerikanë, Christian Pulisic.
Gjysmëfinalisti i Champions League thuhet se ka bërë një ofertë prej 14 milionë euro për sulmuesin 24-vjeçar. Megjithatë, në Londër nuk janë të interesuar ta shesin kaq shpejt për një shumë të vogël, duke pritur oferta nga ekipet e tjera.
Kujtojmë se në sezonin e kaluar, Pulisic luajti 30 ndeshje me fanellën e Chelsea në të gjitha garat, duke shënuar një gol me dy asistime. Portali Transfermarkt vlerëson vlerën e sulmuesit 24-vjeçar në 35 milionë euro. /G.D abcnews.al/