Milan-Atalanta, zbulohen detajet e marrëveshjes për Caldara

schedule19:31 - 9 Janar, 2020

schedule 19:31 - 9 Janar, 2020

Mattia Caldara e mbyll me Milanin. Në Itali raportojnë se nesër qendërmbrojtësi do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të zyrtarizohet pjesë e klubit të Atalantës, aty ku edhe ai shpërtheu dhe bëri Juventusin ta blinte.

25-vjeçari kaloi te Milani, në operacionin e rikthimit të Leonado Bonuccit te bardhezinjtë. Te kuqezinjtë Caldara nuk mundi të tregonte vlerat e tij për shkak të dëmtimeve dhe Atalanta dëshiron ta këtë në gjirin e saj, pasi beson se mbrojtësi mund të kthehet i njëjti.

Mediat italiane kanë zbuluar edhe detajet e marrëveshjes mes dy klubeve. Caldara do huazohet për 18 muaj tek Atalanta, që për ta blerë duhet të paguajë 15 milionë euro. Milani ndërkohë do të mbajë përqindje të kartonit. Në rast se klubi nga Bergamo e shet, kuqezinjtë do të përfitojnë të ardhura shtesë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!