Milan arrin akordin për uljen e rrogave, “kërcënime” dhe premtime nga Gazidis

schedule18:39 - 10 Qershor, 2020

schedule 18:39 - 10 Qershor, 2020

CEO i Milanit, Ivan Gazidis ka zbarkuar ditën e sotme në Milanello dhe ka zhvilluar një bisedë me lojtarët e stafin teknik. Tema ka qenë ulja e rrogave për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Akordi është arritur dhe futbollistët kanë pranuar të heqin dorë nga 50% e rrogës së muajit prill. Gazidis i ka premtuar kuqezinjve se do të jetë më shumë i pranishëm në qendrën stërvitore dhe i ka garantuar ata se klubi do të përforcojë skuadrën në merkato.

Milannews raporton se drejtuesi i klubit ja u ka bërë të qartë lojtarëve dhe stafit teknik: të gjithë janë në provë dhe këto dy muaj janë të rëndësishëm për ta. Rreth trajnerit të ri ka deklaruar se Milani nuk ka marrë akoma një vendim apo zgjedhje përfundimtare.

Në fund karikimi përpara sfidës ndaj Juventusit. Djemtë e Piolit luajnë të premten (21:00) në fushën e bardhezinjve dhe do të japin gjithçka për të siguruar kualifikimin në finalen e madhe, objektivi kryesor për momentin. Takimi i parë është mbyllur në barazim 1-1. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!