Milaim Zeka: Shqiptarët kujtojnë Çamërinë kur dehen, politikanët e Kosovës bëjnë biznes me serbët

schedule08:52 - 17 Shtator, 2020

schedule 08:52 - 17 Shtator, 2020

Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin, gazetari Milaim Zeka foli për çështje të ndjeshme të Shqipërisë dhe Kosovës.

Zeka teksa u ndal edhe tek patriotizmi, tha me ironi se shqiptarët kujtohen për Çamërinë vetëm kur janë të dehur.

Ai akuzoi po ashtu edhe politikanët e Kosovës, që siç thotë ai bëjnë biznes me serbët.

“Ne jemi ata që vetëm kur dehemi me raki e kujtojmë Çamërinë dhe përndryshe është një vend i harruar. Asnjëherë nuk e përmendin që grekët kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në Jug.

Vijmë në Kosovë, në vitin 1981 jam arrestuar. Pas 18 viteve jam kthyer në luftë si reporter dhe nëna më është vrarë në luftë. Shqiptarë janë popull që ikin në momentin më të vështirë. Shqiptarët i rrisin çmimet për krishtlindje dhe bajram, në të gjithë botën ulet.

Këta që nga byreku kanë filluar të hanë karkaleca shesin patriotizëm.

Edi Rama është duke folur 24 orë për detin se do të heqë vëmendjen shqiptarë që në 30 vite shqiptarë nuk kanë ujë dhe drita.

Këta janë hajdutë dhe hajni nuk mundtë jetë kurrë patriot. Në veriun  e Mitrovicës po ndërtohen lagje të tëra me serbë”, u shpreh Zeka. g.v/abcnews.al