“Miku im më i mirë”, Lovren: E ardhmja e Salah? Gjithçka mund të ndodhë

schedule14:57 - 10 Qershor, 2021

schedule 14:57 - 10 Qershor, 2021

Dejan Lovren kaloi 6 sezone te Liverpool, skuadër me të cilin fitoi disa trofe. Një nga miqtë e tij më të mirë ishte dhe vijon të jetë Momo Salah, ylli i sulmit të ekipit të Jurgen Klopp. 31-vjeçari kroat ka folur për Sky Sports rreht raportit fantastik që ka me egjiptianin.

Momo Salah është i veçantë. E kemi ruajtur miqësinë e madhe që kemi me njëri-tjetrin, mendoj se do të zgjasë për shumë vite. Ai është më shumë se një mik për mua, e di këtë gjë. I kam thënë të më telefonojë sa herë dhe kur të dojë.

Nuk ka rëndësi për çfarë flasim, ne jemi gjithmonë aty për të ndihmuar njëri-tjetrin. Jam i lumtur që u konfirmua sërish si një nga sulmuesit më të mirë të Premier League, edhe në një sezon ku Liverpool nuk bëri mirë.

Një gjë e tillë tregon se çfarë kualiteti ka si futbollist. E ardhmja? Nuk mund të flas në emër të tij apo planeve që ka, por ai është i ngjashëm me mua si tip. Nëse është i përqendruar, ai jep gjithçka nga vetja për klubin që përfaqëson.

E tregoi edhe në sezonin e kaluar, ia doli të shënojë 22 gola në Premier League. Por në futboll s’i dihet kurrë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Unë thjesht i uroj më të mirën, shpresoj të fitojë sa më shumë trofe me Liverpool.

Futbolli bëhet i paqëndrueshëm në disa raste, kështu që le të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë“, përfundoi Dejan Lovren, mbrojtësi i rusëve të Zenit Petersburg. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!