George Floyd u përgjërua oficerëve para vdekjes së tij në Minneapolis, duke i pyetur ata pse po e ndalonin, tha një mik që ishte me të.
Maurice Lester Hall, 42 vjeç, ishte me Floyd në makinë gjatë arrestimit që çoi në vdekjen e tij, raportoi The New York Times .
Në një intervistë me gazetën, Hall e përshkroi Floyd si shokun e tij të fëmjërisë duke thënë gjithashtu se ata kaluan pjesën më të madhe të Ditës Përkujtimore së Veteranëve së bashku para takimit fatal me policinë.
“Ai ishte duke u përpjekur në formën e tij më të ulët për të treguar se nuk po rezistonte në asnjë formë dhe mënyrë”, i tha Hall gazetës së mërkurën në mbrëmje. “Unë mund ta dëgjoja duke u lutur, ‘Të lutem, oficer, çfarë është e gjitha kjo?'”
Autoritetet fillimisht arrestuan Derek Chauvin, të mërkurën, më pas ata arrestuan edhe tre ish oficerët e tjerë që ishin në vendngjarje nën akuzën e bashkëpunimit.
Hall tha që ai kurrë nuk do ta harrojë atë që pa atë ditë.
“Ai ishte vetëm duke qarë duke pritur që dikush ta ndihmonte sepse po vdiste,” i tha Hall gazetës. “Unë do të kujtoj gjithmonë me frikën në fytyrën e Floyd sepse ai është një mbret. Kjo është ajo që më prek mua, të shoh një burrë duke qarë, para se të vdesë.”
Pas ditëve të protestave, e enjtja do të jetë një ditë e hidhur pasi familja e Floyd do të mbajë një memorial në nder të tij./abcnews.al