Mikroplastika gjendet për herë të parë në mushkëritë e njeriut të gjallë

schedule16:21 - 6 Prill, 2022

schedule 16:21 - 6 Prill, 2022

Mikroplastikët janë gjetur për herë të parë në mushkëritë e njeriut të gjallë, duke dëshmuar se ne po i marrim ato nga ajri, raporton Dailymail.

Studiuesit nga Universiteti i Hull-it dhe Shkolla Mjekësore e Hull York-ut gjetën copa të vogla plastike me diametër më të vogël se 5 mm, në pjesën më të thellë të mushkërive.

Më parë mendohej se kjo ishte e pamundur, për shkak të ngushtësisë së rrugëve të frymëmarrjes.

Ndërsa grimcat janë gjetur në mostrat e autopsisë së kufomave njerëzore më parë, kjo është hera e parë që ato janë gjetur në mushkëritë e njerëzve të gjallë.

Studimi vjen menjëherë pasi mikroplastika u zbulua në gjakun e njeriut  për herë të parë, duke theksuar se sa të përhapura janë tani grimcat në trupin e njeriut.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!