Mike Tyson ka goditur një pasagjer në avion dhe e ka lënë të gjakosur, sipas raporteve.
TMZ shkruan se 55-vjeçari u përlesh kur një tifoz “shumë i emocionuar” i cili ishte ulur pas tij, pasi t’i fliste në vesh pasi legjenda e boksit i kishte kërkuar të pushonte.
Incidenti i supozuar ndodhi në bordin e avionit i cili do nisej nga Aeroporti Ndërkombëtar o San Franciskos në Florida në orën 22:30 me kohën lokale.
Dëshmitarët thanë se Tyson fillimisht ishte “i ftohtë” me të gjithë pasagjerët, përfshirë atë që ishte ulur pas tij dhe mikun e tij.
Me sa duket pasagjeri ka vazhduar ta acarojë dhe pikërisht atëherë amerikani dyshohet se e ka qëlluar me grushte, duke i gjakosur ballin.
Një video e publikuar tregon atë që dukej si Tyson duke e grushtuar burrin tjetër.
Dëshmitarët shtuan se Tyson zbriti nga avioni vetëm disa sekonda më vonë.
Personi që u godit me grusht mori ndihmën mjekësore dhe foli me policinë pas incidentit, sipas medieve të huaja./abcnews.al/