Mike Huckabee emërohet si ambasador i SHBA në Izrael

schedule15:53 - 10 Prill, 2025

schedule 15:53 - 10 Prill, 2025

Kristiani ungjillor dhe ish-prezantuesi i “talk show-t”, Mike Huckabee, është konfirmuar si ambasadori i ri i SHBA-së në Izrael.

Ish-guvernatori i Arkansas ka qenë prej kohësh një mbështetës i zjarrtë i Izraelit. Ai mbështet fuqishëm vendbanimet hebraike në territoret palestineze, të cilat konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

“Kjo është një ditë e madhe për aleancën izraelito-amerikane,” tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke u bashkuar me anëtarët e tjerë të qeverisë së tij për të festuar rezultatin e votimit të së mërkurës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!