Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një postimi në Facebook shkruan se aktivitetet e “DEFENDER-21”, ku pjesë ishte edhe Shqipëria, në të gjithë Evropën po vijnë drejt mbylljes. Stërvitja, thotë më tej ambasada ishte një veprim në shkallë të gjerë.
“DEFENDER-Europe 21 nisi në Shqipëri me ekzekutimin e operacioneve të përbashkëta logjistike nga deti në breg në Portin e Durrësit.
Gjatë operacionit, Anija Detare e Shteteve të Bashkuara Bob Hope, anija më e madhe strategjike transportuese e SHBA, shkarkoi mbi 1000 pajisje të rënda në anije më të vogla, të cilat e transferuan ngarkesën në breg për vijuar më tej.
Kjo ishte hera e parë që operacione të përbashkëta logjistike nga deti në breg ekzekutoheshin në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.
Ndërsa aktivitetet e DEFENDER-21 në të gjithë Evropën po vijnë drejt mbylljes, mësoni më shumë se si Shtetet e Bashkuara, aleatët e NATO-s dhe partnerët punuan së bashku përgjatë kësaj stërvitjeje vjetore shumëkombëshe të përbashkët e në shkallë të gjerë” mbyllet postimi.
Në vendin tonë prej 26 Prillit zbarkuan mijëra trupa dhe artileri e rëndë e vendosur në 7 baza ushtarake për stërvitjen, që ngjalli xhelozi mes të tjerash edhe te Rusia për Ballkanin. d.b/Abcnews.al